Basha: ”Omerta”, kodi mafioz i heshtjes tek grupi kriminal i Rilindjes

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, ka reaguar opozita. Përmes një karikature të Edi Ramës dhe të Taulant Ballës, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar kreun e qeverisë për heshtjen ndaj skandaleve me zyrtarët e lartë të PS-së.

Sipas Bashës, ”Omerta”, është kodi i heshtjes që ka grupi kriminal i Rilindjes. ”Me heshtjen e tij Edi Rama mbron dhe promovon kriminelë dhe hajdutë dhe i përdor ata për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me ta pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit. Sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, as punësim as mirëqënie sepse pushtetarët e korruptuar, kriminelët dhe oligarkët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët”,-shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha, në facebook.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Si në çdo organizatë kriminale, edhe në grupin e strukturuar kriminal të Rilindjes së Edi Ramës vepron kodi i heshtjes që në zhargonin mafioz njihet si “omerta”. Omerta për bankimatin personal Dako, omerta për Pjetrin, omerta për Jorgo Kajmakun, omerta për milionat e vjedhura shqiptarëve dhe miliona të tjera të shpenzuara për luks pushtetarësh kur shqiptarët zhyten në papunësi dhe varfëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me heshtjen e tij Edi Rama mbron dhe promovon kriminelë dhe hajdutë dhe i përdor ata për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me ta pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit. Sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, as punësim as mirëqënie sepse pushtetarët e korruptuar, kriminelët dhe oligarkët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.

Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën, mirëqenien dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?