Basha: Ose kerkesën për Reformën ose “Mirëupafshim”!
Në grupin e PD u diskutua për draftin me ndryshimet kushtetuese për “drejtësinë”. Kryetari Lulzim Basha ka insistuar në kërkesën e tij për rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias. Sipas Bashës në mbledhjen e grupit të demokratëve, ‘parimi 88 i Venecias është zgjidhja për moskapjen e drejtësisë”.
Duke folur për gazetarët në përfundim të mbledhjes, kryedemokrati theksoi se nëse mazhoranca voton bie dakord për këtë kërkesë të PD që në fakt është rekomandin i Venecias, atëherë drafti kushtetuese miratohet që sot. Në të kundërt, tha Basha, nuk do të ketë konsensus.
“PD ka 1 dhe vetëm 1 kërkesë, që në fakt është zotimi im dhe i Edi Rama, zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias. Nuk kemi asnjë kërkesë dhe asnjë kusht tonin. Nëse pala tjetër bie dakord, jemi gati të miratojmë në parim që sot draftin. Nëse pala tjetër nuk bie dakord, tungjatjeta, mirëupafshim”, tha kryetari i PD Lulzim Basha.
PD ka konfirmuar gjithashtu se do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të komisionit për reformën në drejtësi. Ndërkohë, dje deri në orët e vona ka patur negociata mes palëve për të rënë dakord për një draft konsensual.
Megjithatë, edhe pse u punua deri vonë, nuk u arrit asnjë rezultat konkret. Mbeten për t’u parë zhvillimet e sotme dhe çfarë do të ndodhë me draftin në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi
KOHA JONË SONDAZH

