Basha: Ose riorganizojmë partinë, ose ia dorëzojmë Berishës!

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, kritikave të deputetëve të tij dhe kërkesave për t’u larguar nga drejtimi i partisë që mori një rezultat katastrofik në zgjedhje, Lulzim Basha i është përgjigjur duke thënë se zgjidhja nuk është kjo, por bashkimi për të riorganizuar partinë.

Por sipas tij partia do të bjerë në duart e Berishës që do ta marrë për t’u mbrojtur nga ”non-grata”.

“Dy rrugë ka. Ose rrimë bashkë e bëjmë riorganizim ose ja dorëzojmë Sali Berishës. Synimi Berishës është ta marrë PD për tu mbrojtur nga non grata”, ka thënë Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?