Basha: Paketa e re fiskale asgjëson shanset që biznesi shqiptar të investojë në hapjen e vendeve të reja të punës
“Në kundërshtim me paralajmërimet tona edhe këtë radhë po tentohet që pr/buxheti të kalojë si nën rrogoz, ku mundësia për konsultime të vërteta është zero. Në pikëpamjen tonë paketa nuk është udhëhequr as nga parimi i shpallur se qytetarët shqiptarë në tërësi do të paguajnë më pak, përkundrazi thellon barrën fiskale, taksat që do të godasin të gjithë shqiptarët pa përjashtim. Çdo shqiptari do ti merren 670 mijë lekë në vit më shumë seç ka paguar këtë vit mesatarisht si një agregat i taksave të drejtpërdrejta nacionale dhe jo të drejtpërdrejta. Nuk jemi këtu për të vjelur me çdo kusht mushtin e kapitalit politik nga rrushi i papjekur qeveritar, por jemi këtu sepse jemi të shqetësuar për gjendjen aktuale dhe ku do të degjenerojë kjo situatë.”- deklaroi Basha.
Sipas Bashës, “kjo është një paketë e cila asgjëson rritjen ekonomike, asgjëson shanset që biznesi shqiptar i vogël, i mesëm, i madh të investojë në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe hapjen e vendeve të reja të punës”.
“Në këto kushte është ta therësh ekonominë, t’i japësh fund, të mbyllësh çdo perspektivë, të asgjësosh edhe shpresën për shpresë. Është një derë e mbyllur mu në fytyrën e investitorëve të huaj, duke lënë zero shtigje dhe mundësi për daljen nga recesioni”- vijoi ai.
Kreu i demokratëve i bëri apel qeverisë që të mos përsërisë gabimet e vitit të kaluar.
“Të heqin dorë nga përsëritja për herë të dytë e gabimeve, të shikojmë së bashku rrugët për të dalë nga kjo gjendje. Sipas nesh do të jetë rruga e lehtësirave për biznesin, shkurtimin e shpenzimeve qeveritare, rruga e uljes së taksave, rritjes së investimeve publike, siç kanë premtuar dhe nuk e kanë bërë realitet”- deklaroi Basha.
KOHA JONË SONDAZH

