Basha: Pasurinë e vura para hyrjes në politikë, që të mos jem peng

 

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha flet për alternativën e opozitës, marrëdhëniet me Ilir Metën dhe akuzat ndaj tij për pasurinë nga ana e mazhorancës 

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi mbrëmë se Partia Demokratike po përgatitet për alternativën e saj që do të përmbajë elemente të fortë politik dhe ekonomik. I ftuar në emisionin “Dritare” të gazetares Rudina Xhunga, Basha ka përcjellë edhe një profil ndryshe të politikanit teksa është pyetur për shumëcka. Gjatë intervistës së tij, Basha ka deklaruar ndër të tjera se ai ka hyrë në politikë i pasur dhe kjo jo pa qëllim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky ishte një parakusht që i kisha vënë vetes para se të angazhohesha në jetën politike aktive… Me qëllim që të mos jem i varur apo i  shantazhueshëm në kuptimin e nevojave ekonomike para se të merrja përsipër përgjegjësi ndaj qytetarëve shqiptarë…”, tha mbrëmë Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i opozitës madje la të kuptohej se gjendja e tij financiare kishte qënë më e mirë para se të futej në politikë.

"…Po të shikoni deklaratat e mia të pasurisë janë shumë herë më të mira para hyrjes sime në politikë sesa pas hyrjes sime në politikë…”, shtoi ai.

Basha sqaroi se ai dhe bashkëshortja e tij kanë njëlloj qëndrueshmërie ekonomike nisur nga kushtet e Shqipërisë.

“Është fakt që unë dhe bashkëshortja ime kemi siguruar një ekzistencë le të themi jo problematike për kushtet e Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë që nuk kemi familjarë, miq, të afërm, të njohur që nuk prekin ditë për ditë probleme të mbijetesës…”, – tha ai.

Basha hodhi poshtë edhe akuzat nga ana e mazhorancës ndaj kunatit të tij.

“Akuzat për kunatin janë pjesë e një propagande… Unë kam përcaktuar diçka në familjen time që asnjë familjar nuk mund dhe nuk do të jetë në konflikt intreesi. Asnjë familjar i imi nuk ka përfituar asnjë tender publik, as ndihmë sociale madje edhe ata që kanë pasur nevojë sepse kanë qënë disa familjarë të ngushtë të mitë që kanë pasur nevojë për strehim të cilët jo se i ndalonte ligji, por për shkak të detyrës sime i kam detyruar që të mos jenë pjesë e skemës së përfitimit sepse në fund të fundit në ato 200 apartamente që do të shpërndaheshin nuk doja që të përflitej që duhet të ishte patjetër një familjar i imi. Ky është standard që unë kam vendosur…”, – tha ai.

Basha foli për një situatë të rëndë ekonomike në vend dhe sqaroi edhe turin e dëgjesave të tij me qytetarët në të gjithë vendin.

Basha tha se zgjedhjet e parakohshme apo kërkesa për mosbindje civile janë instrumente të opozitës ndërkohë që ajo po bën gati edhe platformën e saj e cila pritet të jetë sa konkrete për situatën aq edhe afatgjate në kohë. Basha u pyet edhe për marrëdhëniet me Metën të cilat ai tha se i ka ndërtuar gjatë kohës kur ishin në bashkëqeverisje në kohën e qeverisë Berisha.

“Unë Metën e kam njohur përmes politikës. Nuk është se kam pasur njohje para…”, – tha ai. P

or a mund të bashkëpunojë më ai me Ilir Metën?

“PD-ja në drejtimin tim nuk kërkon dhe nuk pranon koalicion as me Edi Ramën dhe as me Ilir Metën. Ne kërkojmë t’i japim shqiptarëve një alternativë tek e cila të besojmë për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë, alternativë me elementë të fortë ekonomik dhe politike. Për këto qëndron PD-ja. Nuk është puna këtu për pazar…”, – tha Basha, i cili shtoi se “ta harrojnë se do përqafojmë Edi Ramën apo Ilir Metën”.

“Na kanë përballë deri në fund. Ata që do të vendosin janë shqiptarët”, – shtoi ai.

Kryetari i opozitës shtoi se me këtë situatë, vendi mund të përfundojë me keq se skenari grek.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?