Basha: PD i ka gati të gjithë skenarët për t’u përballur me çdo situatë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha gjatë një deklarate për mediat se PD-ja i ka të gjitha skenarët për t’u përballur me çdo situatë. Basha i ktheu përgjigje pyetjes së gazetarëve se çfarë do të ndodhë nëse herë tjetër Sali Berisha vjen dhe do të hapë derën e sallës ku kryedemokrati kryen mbledhje.

“Më vjen keq që media e ka mendjen tek dyert e PD. Të jeni të sigurt që PD i ka gati të gjithë skenarët për t’u përballur me çdo situatë. I bëj thirrje autoriteteve të veprojnë mbi pjesëtarët e krimit të organizuar që ishin të pranishëm në premisat e PD-së. Kanë mjaftueshëm material për vepra penale në republikën e Shqipërisë.

E sigurtë është që kanë mjaftueshëm sa i takon veprave penale të kryera në territorin e një tjetër vendi në luftën kundër krimit të organizuar që është Britania e Madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatjon Dautaj është i skeduar dhe është një figurë publike e krimit të organizuar në Britaninë e Madhe. Përtej kësaj dyert e kësaj partie do të mbeten të hapura për të gjithë demokratët që duan të bëjnë betejë për njerëzit dhe me njerëzit”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?