Basha: PD nuk është strehë e së kaluarës, të kontribuojnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha sot është takuar me demokratët e degës nr.7 në Tiranë, ku përmes një postimi në facebook, thotë se selia blu nuk është strehë e së kaluarës. Basha nënvizon dhe i bën thirrje shqiptarëve, që të bashkohen me Partinë Demokratike për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri.

”Demokratët e Degës nr. 7 në Tiranë kanë zgjedhur të ardhmen, pa mohuar në asnjë çast të mirat që kemi bërë për shqiptarët, por pa u bërë strehë e gabimeve dhe të metave të së kaluarës.

Ne kemi një qëndrim të vendosur kundër korrupsionit, si armik i mirëqenies së shqiptarëve, dhe një vizion të qartë për t’i dhënë fund tranzicionit, duke u bashkuar nëpërmjet vlerave me të gjithë ata që duan të kontribuojnë me zemër për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?