Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha për 6 marsin: Koalicion moral me shumicën e shqiptarëve ku Berisha dhe Meta janë pengesë

Politikë E shtunë, 29 Janar 2022 18:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një intervistë për News 24 u shpreh se shqiptarët nuk duan thjesht një bashkim mekanik koalicioni por duan një koalicion me vlera, një koalicion moral me shumicën dërrmuese të shqiptarëve ku qartësisht si Sali Berisha edhe Ilir Meta kanë qenë dhe janë pengesë dhe jo vlerë e shtuar.

I pyetur nëse ndjen keqardhje për ndonjë prej figurave që tashme janë përjashtuar nga Partia Demokratike, Basha u shpreh se ata kanë vendosur me vetëdije kundër interesit të demokrateve, kundër interesave të shqiptarëve për interesat personale, duhet të bëjnë një analizë të thellë me veten e tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Bulevardi kthehet në arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen

Para 19 orësh
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22

Pyetje: Zoti Basha përtej kësaj mbështetjeje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila është treguar e qartë si do iu përgjigjeshit asaj dileme që mund të kenë të gjithë demokratët ndaj jush si kryetar i Partisë Demokratike që nuk arritët të mposhtnit Edi Ramën dhe të vinit në pushtet atëherë kur Partia Demokratike nuk i ka pasur këto që ju i quani sulme e keni qenë një koalicion i madh? Si do të ndodhë tani që është në këtë situatë?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lulzim Basha: Shumica e demokratëve besoj e kanë të qartë tashmë ndryshimin midis një koalicioni numerik, matematik dhe një koalicioni numerik moral. Në rrethanat e para 25 prillit ne u përpoqëm të krijojmë një koalicion numerik matematike. Padiskutim që pala tjetër nëpërmjet manipulimit të Kodit Zgjedhor ia doli që shumicën matematike ta godiste me masakrën zgjedhore të 25 prillit duke përdorur edhe të gjithë trukeve të tjera që vijnë nga bashkëpunimi me krimin e organizuar, blerjen e votës, përdorimin e aseteve shtetërore, kërcënimet ndaj administratës shtetërore etj. Por thelbi nuk qëndron këtu. Thelbi qëndron që shqiptarët nuk duan thjesht një bashkim mekanik që çoi koalicioni numerik i cili merr pushtetin dhe pastaj i përgjigjet kujt? Vagonëve të këtij treni? Jo! Qëllimi është t’u përgjigjemi qytetarëve problemet dhe hallet e të cilëve janë shtuar, shpresat e të cilëve janë shumë të mëdha dhe vendi i ka të dyja mundësitë t’i bëjë të dyja edhe të zgjidhë hallet e njerëzve, edhe t’u përgjigjet këtyre shpresave. Si mund ta bëjmë të mundur? Pikërisht duke krijuar një tjetër lloj koalicioni, një koalicion me vlera, një koalicion moral me shumicën dërrmuese të shqiptarëve ku qartësisht si Sali Berisha edhe Ilir Meta kanë qenë dhe janë pengesë dhe jo vlerë e shtuar. Dhe këtu vjen përgjigja e thjeshtë dhe e qartë për të gjithë demokratët që duan që sakrifica e tyre për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë të kurorëzohet me sukses, jo thjesht për veten e tyre por për Shqipërinë dhe shqiptarët, pra demokratët e sakrificës meqë referencë morëm demokratët, por edhe për të gjithë shqiptarët, që pushteti nuk duhet të shikohet si një vegël dhe një mundësi për politikanët, por si një instrument ndryshimi për qytetarët dhe do të jetë i tille vetëm kur ne të materializojmë një koalicion numerik bazuar mbi vlerat dhe moralin për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, përfshirë edhe socialistet, përfshirë edhe qytetarët e pavendosur që do të duhet ndryshimi. E duan siç e deshi shumica me 25 prill, e duan edhe me shumë sot.

Pyetje: Pse duhet t’ju besojnë ju demokratët?

Lulzim Basha: Po e them më thjesht dhe më shkurt, sepse demokratet dhe shqiptarët te Partia Demokratike kanë sot shpresën e vetme për ndryshim. Ne kemi sakrifikuar gjithçka për të materializuar këtë shprese, kemi treguar se kemi forcën brenda vetes për tu ndarë edhe nga hijet e të shkuarës, edhe nga korrupsioni i të shkuarës, ndërkohë që vazhdojmë betejën e të sotmes që është regjimi i Edi Ramës. Pra nga njëra anë kemi shumicën me vete, shumica është për ndryshimin, e do ndryshimin që ne e mishërojmë edhe në vizionin tonë, edhe në programin tonë, edhe në luftën tonë të përditshme. Dhe e dyta që do ta them fare qartë, përballë kemi si asnjëherë tjetër Edi Ramën, Sali Berishën e Ilir Metën, që së bashku janë me të vegjël seç kanë qenë kurrë më parë. Pra ajo që mund të duket sot si paradoks, sot është e vërtetë. Ata të tre bashkë janë pakica absolute për shqiptarët. Partia Demokratike e çliruar nga pesha e të shkuarës, do ta marrë ketë shumice përpara drejt së ardhmes.

Pyetje: A ndjeni keqardhje zoti Basha për ndonjë prej figurave që tashme janë përjashtuar nga Partia Demokratike, të tjerë që janë pezulluar nga ana juaj, a ka figura që mund të kenë zhgënjyer?

Lulzim Basha: Shiko zhgënjimi apo le të themi gëzimi nga bashkëpunimi politik duhet të burojnë nga rezultati që behet për ndryshim. Ata që kanë vendosur me vetëdije kundër interesit të demokrateve, kundër interesave të shqiptarëve për interesat personale, duhet të bëjnë një analizë të thellë me veten e tyre. Hesapet i kanë vetëm me demokratët dhe me shqiptarët, për diçka që është në nivel personal, sigurisht kushdo që do të reflektoje, dera është e hapur, por ky reflektim duhet të jetë i vërtetë, bindes, publik dhe i plotë.

Etiketat e lidhura

Lulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 53 minutash

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 1 ore

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 1 ore

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.