Basha për akuzat e blindimit të PD: Kemi tanke dhe helikopterë në zyra!

Lulzim Basha i kalon me ironizim akuzat se selia blu është blindur dhe armatosur para protestës së thirrur nga Sali Berisha.

”Kemi tanke në bunker, helikopter në tarracë dhe snajper! Janë marrëzira dhe është e trishtueshme që viti i ri shqiptarët i gjen me një lajm të tillë të servirur kur përballen me një pamje reale.

Asgjë s’ka ndryshuar në zyrën time, mund të vini që nesër që të pini një kafe. Nuk është porta e zyrës sime, se ç’ndodh në bodrume në tarracë, janë thënë përtej imagjinatës”.

SHKARKO APP