Basha për reciprocitetin: E drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket të shkuarës

Për çështjen e reciprocitetit me targat mes Kosovës dhe Serbisë, kreu i PD-së Lulzim Basha, thotë se gjuha kërcënuese e Beogradit i përket së shkuarës dhe se është një e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. ”Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit”,-shkruan Basha në Twitter.

Postimi i plotë

Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cënon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?