Basha për takimin në Ohër: Kurti tregoi lidership, keqardhje që Vuçiç nuk firmosi
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha e quan hap i rëndësishëm marrëveshjen në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në Twitter, Basha shkruar se Kosova nën lidershipin e Albin Kurtit tregoi dhe njëherë se është në tryezë me konstruktivitet dhe vullnetin për të nënshkruar një marrëveshje që i shërben Kosovës, por gjithashtu rajonit dhe vetë Serbisë për të hapur një faqe të re paqeje dhe stabiliteti.
”Keqardhje që Serbia sërish nuk pranoi të nënshkruajë këtë marrevëshje çka do të tregonte përmasën e plotë të përkushtimit për një kapitull të ri të marrëdhënieve të saj me Kosovën dhe BE”,-shkruan Basha.
Postimi i plotë
Një hap i rëndësishëm u hodh në Ohër nga Kosova dhe Serbia në rrugën e bashkëpunimit dhe integrimit europian. Kosova nën lidershipin e Albin Kurtit tregoi dhe njëherë se është në tryezë me konstruktivitet dhe vullnetin për të nënshkruar një marrëveshje që i shërben Kosovës, por gjithashtu rajonit dhe vetë Serbisë për të hapur një faqe të re paqeje dhe stabiliteti.
Keqardhje që Serbia sërish nuk pranoi të nënshkruajë këtë marrevëshje çka do të tregonte përmasën e plotë të përkushtimit për një kapitull të ri të marrëdhënieve të saj me Kosovën dhe BE.
Mirënjohje për BE, për SHBA dhe Gabriel Escobar për përpjekjet titanike për të arritur deri te ky moment. Le të shpresojmë se një dritë e re po çel për Kosovën, Serbinë dhe gjithë rajonin tonë.
Një hap i rëndësishem u hodh sot në Ohër nga Kosova dhe Serbia në rrugën e bashkëpunimit dhe integrimit europian. Kosova nën lidershipin e Albin Kurtit tregoi dhe njëherë se është në tryezë me konstruktivitet dhe vullnetin për të nënshkruar një marrëveshje që i shërben Kosovës pic.twitter.com/rux33XsVhJ
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) March 19, 2023