Basha: Përgjegjësia për 6 marsin bie tek të gjithë. Të bëjmë betejë për një parti më të fortë
Në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD-së, të cilët Lulzim Basha i paguan me paratë e shtetit, tha se përgjegjësia për humbjen e thellë të PD më 6 mars bie tek të gjithë, por që fillon tek ai.
Po ashtu ai tha se beteja vijon, që PD-ja të bëhet një parti më e fortë. Edhe pse deputetët kërkojnë që Basha të japë dorëheqjen, kryetari nuk e përmendi këtë fakt në mbledhje.
“Përgjegjësia bie te të gjithë, por fillon me mua. Secili duhet të mbajë përgjegjësi. Ne kemi në dorë të qëndrojmë, të bëjmë betejë, të bëjmë ndryshime, të tejkalojmë kultin e individit, për një parti më të fortë”.