Basha përshendet antarësimin e FRPD në bashkimin studentor të PPE: Mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar
Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha përshendet antarësimin e FRPD në bashkimin studentor të PPE.
Permes rrjeteve sociale, Basha thekson se kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian.
“Përgëzime Forumit Rinor të PD për anëtarësimin me të drejta të plota në bashkimin studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS. Kjo është një mundësi e bukur për çdo të ri shqiptar që dëshiron të jetë pjesë e rrjetit studentor europian me të drejta të plota. Të rinjtë janë shpresa, energjia dhe frymëzimi për të triumfuar mbi çdo pengesë e sfidë që kemi përpara. Sa më shumë mundësi për të rinjtë, aq më e mirë do të jetë e nesërmja. Krenar per FRPD, krenar për të rinjtë dhe të rejat e mekullueshme shqiptare!”, shprehet Basha.
KOHA JONË SONDAZH

