Basha: Po bëjnë gati vjedhjen e zgjedhjeve, duam qeveri teknike
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët deklaroi se mazhoranca po bën gati vjedhjen dhe shkatërrimin e zgjedhjeve. Për ta shmangur këtë, Shqipërisë i duhet një qeveri teknike.
Përsa i përket reformës në drejtësi, tashmë nuk do të ketë më beteja politike, por vetëm ligjore. Sipas Bashës, tani nis beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Kemi prezantuar platformën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në reformën e posaçme të reformës zgjedhore, por qeverisja e Edi Ramës po shteron mundësinë kohore për implementimin e platformës sonë”, ka deklaruar Basha. “Po bëjnë gati vjedhjen dhe shkatërrimin e zgjedhjeve të radhës.
Kjo është një vijë ndarëse që nuk kalohet. Nuk do të lejojmë prishjen e procesit të ardhshëm zgjedhor. Kushti ynë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është dhe mbetet qeveria teknike”, u shpreh kreu i Basha.
KOHA JONË SONDAZH

