Basha: Pranojmë gabimet tona, por kemi reflektuar

Nga Durrësi, në Akademinë Politike të Partisë Demokratike, kreu i kësaj partie, Lulzim Basha u shpreh se partia që ai drejton tashmë ka reflektuar për gabimet e të shkuarës. Ai tha se aleanca nuk do ta kërkojë votën për të sjellë në pushtet Partinë Demokratike, por qytetarët.

“Ne vijmë si një forcë politike që ka reflektuar. Edhe ne kemi pasur stokun tonë të gabimeve, por duhet të jemi krenar se çfarë arritën dhe kokulur duhet t’i themi shqiptarëve që kemi gabuar, por kemi reflektuar për të shkuarën. Aleanca jonë nuk e kërkon votën për të sjellë në pushtet PD-në, por qytetarin e dhunuar, të harruar nga vjedhja qeveritare. Aleanca jonë është ajo me qytetarin dhe popullin shqiptar”, tha kreu i PD-së.

Lulzim Basha tha se aktualisht integrimi i vendit është vënë seriozisht në rrezik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Integrimi europian i vendit është në rrezik. Nuk mund të hapen negociatat me një vend ku qeveria është bërë njësh me krimin, që dhunon maturantët e tij, nuk mund të hapen negociatat me një vend ku vidhet ditën për diell nga qeveritarët. Shpresa e ndryshimit quhet PD që i prin rinia demokrate”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i Partisë Demokratike theksoi të rinjtë e kanë rrugën e hapur në Partinë Demokratike, ndërsa elitat do të qarkullojnë.

“Rinia demokrate dhe rinia shqiptare po ngrihet me një përkushtim të rinovuar. Na bën krenar se e nesërmja do të jetë europiane do të jetë kombëtare”, tha ai.

Ai përmendi edhe ligjin për importin e mbetjeve, duke thënë se për të do të vendosin qytetarët me referendum.

Basha tha se Partia Demokratike do të nisë dialogun me qytetarët në dhjetëra sesione paralele në të gjithë vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?