Basha pranon ftesën e Metës për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga kreu i shtetit Ilir Meta.
Partia Demokrati deklaroi sot se kreu i PD-së i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentit.
“Duke iu përgjigjur interesit të shumë gazetareve ju bëj të ditur se Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentit Ilir Meta për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Zoti Basha thekson se tani është koha që gjithkush të japë kontributin e tij në shërbim të jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve në këto ditë të vështira”,- thuhet në njoftimin e PD.
Një ditë më parë, emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për situatën e krijuar në vend nga emergjenca e Koronavirusit.
Meta u shpreh se për këtë takim i kishte dërguar ftesë kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Bashë. Takimi pritet të zhvillohet ditën e nesërme.
KOHA JONË SONDAZH

