Basha: Premtoi 300 mijë vende pune, por përzuri mbi 300 mijë shqiptarë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mëngjesin e sotëm ka publikuar një video-mesazh në rrjetin social Facebook ku thotë se kryeministri Edi Rama premtoi 300 mijë vende pune, por i përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë.
“Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Që të hapim vende pune dhe mundësi për njerëzit, duhet të largojmë bandën e grabitqarëve dhe Hajdutin”, shkruan mes të tjerash Basha.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
Premtoi 300 mijë vende pune, por i përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë.
Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Që të hapim vende pune dhe mundësi për njerëzit, duhet të largojmë bandën e grabitqarëve dhe Hajdutin. Psiqik. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1146396808882275/?t=0
KOHA JONË SONDAZH

