Basha pret ambasadorin gjerman, Zingraf: Folëm për insitucionet e partisë, korrupsionin e krimin

Kreu i PD Lulzim Basha, sot zhvilloi një takim me ambasadorin gjerman në Tiranë, Peter Zingraf. Selia diplomatike zbuloi detaje nga takimi, duke thënë se çështjet brenda PD dhe korrupsioni ishin disa nga temat e diskutuara.

“Temë e bisedës ishin ndër të tjera edhe puna aktuale në parlament, procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe çështje të institucioneve brenda PD-së dhe programatikës së saj për të ardhmen”, bën të ditur Ambasada Gjermane.

Ky takim vjen në një kohë që tensioni brenda selisë blu rriten çdo ditë e më shumë me afrimin e datës 11 dhjetor, datë që Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

SHKARKO APP