Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 13:26 Berisha mbron Elisa Spiropalin Lideri demokrat ka mbrojtur sot deputeten e PS Elisa Spiropali duke thënë se ajo po sulmohet nga Rama. Me tej Berisha shtoi se Spiropali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha prezanton programin: 81 milionë euro për kompensimin e të përndjekurve politikë

Politikë E premte, 25 Prill 2025 18:23
Basha prezanton programin: 81 milionë euro për kompensimin e të përndjekurve politikë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Lulzim Basha zhvilloi një takim me të përndjekur politik në Tiranë. Gjatë diskutimit u trajtuan shqetësimet e kësaj shtrese dhe u prezantua programi i detajuar për njohjen dhe trajtimin e tyre të drejtë.

Basha u zotua për disa masa konkrete, përfshirë pajisjen me status për të gjithë të pushkatuarit, të burgosurit dhe të internuarit politik, trajtim të barabartë financiar me ish-ushtarakët, si dhe përfundimin e shqyrtimit të mbi 2 mijë dosjeve të mbetura pezull.

Sipas tij, një tjetër angazhim kyç është edhe kompensimi i plotë financiar i të përndjekurve, me një vlerë totale që kap shumën e 81 milionë euro, si dhe kthimin ose kompensimi i pronave të konfiskuara.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Zgjatja me efekt të menjëhershëm dhe deri në përfundim të procesit të shqyrtimit të mbi 2 mijë dosjeve të mbetura pezull dhe të pashqyrtuara për mungesë të qartë të vullnetit politik. Rishikimi i kuadrit ligjor në raport me barazvlefshmërijnë e ekzekutimeve me dhe pa gjyq me statusin e 8 viteve persekutim, çka në vlerësimin e ekspertëve tanë ka qenë, është një padrejtësi. Dhe aplikimin e standarteve bashkëkohore në raport me këtë kategori pasardhësish të pushkatuarisht, të ekzekutuarish me dhe pa gjyq.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po kështu, rishikimin e vendimeve të padrejta të marrë për të paktën 1600 raste të persekutimit, përfshirë të ekzekutimit, në veçanti në periudhën shtator 1944, mars 1945. Valën e terrorit komunist ku një numër i madh i të përndjekurve politik i të pushkatuarve, i familjarëve të tyre, në mënyrë të pajustifikueshme janë përjashtuarnga trajtimi si të tillë. Investimin me të gjitha mjetet e nevojshme financiare për të mbështetur institutin e kujtesësn dhe të studimeve të krimeve të komunizmit, për t’i dhënë të gjithë mjetet, instrumentet, burimet njerëzore dhe financat me qëllim arritjen e objektivit të ndërgjegjësimit Kombëtar për atë që përfaqëson komunizmi në raport me dëmet që i ka bërë Kombit dhe popullsisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pjesë e këtij objektivi pasdikutim është rishikimi i teksteve shkollore mbi baza shkencore dhe arkivore. Si dhe bazuar në përvojën më të mirë gjermane, organizimi itë paktën katër herë për femijët e shkollave nga klasa e parë në fund të shkollës së mesme në vendet historike të kujtesës së persekutimit, qofshin këto burgjet famëkeqe të komunizmit, qofshin këto kampet e internimit apo të tjera vende me një rëndësi të veçantë të cilat do të restaurohen, do të përshtaten sipas praktikave më të mira perëndimore.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Promovimin etë ashtuquajturave libra të ndaluar dhe mbështetje për dorëshkrime të papublikuara të autorëve të persekutuar dhe të kronikanëve të persekucionit komunist. Miratimin e kuadrit ligjor mbi informimin e të kaluarës komuniste dhe absolutisht, përsëris vendosmërinë tonë për të miratuar lustracionin për pastërtinë e figurave politike. Në institucionet shqiptre nuk do te ketë më vend për persekutorët komunist.

Krijimin e Muzeut Kombëtar të Kujtesës dhe kthimin në muze të kampe burgjeve të Spaçit, Qafë Barit dhe Tepelenës dhe siç e thash kthimin në një vend përkujtimor dhe heqjen nga inventari i institucioneve të vendimeve penale të burgut të Burelit, që është padiskutim një nga momnimentet më famëkeqe të persekucionit komunist.

Përmbyllljen e plotë pas rishikimit sipas objektivave të dëmshpërblimit financiar për të përndjekurit politik dhe pasardhësit e tyre, në mënyrë të plotë brenda katër viteve të ardhshme. Vlera totale që shoqëria u ka borxh, është 81 milionë euro pa interesa. Dhe angazhimi jonë është që kjo vlerë të paguhet e plotë. Rikthimin e pronave të konfiskuara ose kompensimin me vlerën e trgut plus interesat.

Etiketat e lidhura

bashatë përndjekur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 28 minutash

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS
Para 31 minutash

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Para 52 minutash

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 1 ore

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 13 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 16 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 18 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.