Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:45 Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik… Edi  Rama shkruan në postimin e darkës në facebook: “Rekomandojmë nisjen e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për TRAKTATIN E ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË në Bashkimin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha prezanton programin për mirëqenien sociale: Subvencionin 100% të interesave të kredisë për 20 mijë familje të reja

Politikë E hënë, 8 Shkurt 2021 09:48
Basha prezanton programin për mirëqenien sociale: Subvencionin 100% të interesave të kredisë për 20 mijë familje të reja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezanton ditën e sotme programin për mirëqenien sociale.

Basha angazhohet se me PD në qeveri do të dyfishohet menjëherë asistenca ekonomike për familjet në nevojë, do të rrisë pensionet për 650 mijë pensionistë, do të subvencionojë në mënyrë të plotë interesat e kredive për 20 mijë familje e çifte të reja.

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR MIRËQËNIE SOCIALE NGA KRYETARI I PD, LULZIM BASHA

Të dashur qytetarë shqiptarë.
Tomas Rid, një filozof i njohur i 300 viteve më parë thoshte: “Zinxhiri është aq i fortë sa hallka e tij më e dobët.”
Dhe kishte të drejtë.
E gjithë shoqëria jonë është aq e fortë sa hallka e jonë më e dobët.
I gjithë vendi ynë është aq i fortë, sa hallka e tij më e dobët.
Dhe kjo është arsyeja se pse nuk mund të lëmë askënd pa përkrahje. Kjo është arsyeja për detyrë të kujdesemi për njerëzit në nevojë.
Mbi të gjithë rëndon përgjegjësia e një ndryshimi që shqiptarët e presin prej më shumë se 8 vitesh premtime të pambajtura.

Mbi të gjithë ne rëndon përgjegjësia të sigurojmë se prindërve tanë, gjyshërve tanë, atyre që ju detyrohemi gjithçka, që sakrifikuan jetën e tyre për të rritur breza me radhë në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe për të ndërtuar dhe mbajtur në këmbë Shqipërinë tonë, një ditë t’ju shërbejë Shqipëria që ëndërruan.
T’ju kthehet vendi që e deshën dhe vazhdojnë ta duan, dhe që e meritojnë ta kenë dhe ku të jetojnë më mirë. Shqipëria do t’u kthehet atyre, Shqipëria do t’ju kthehet të gjithë shqiptarëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Miqtë e mi,
Rama dhe qeveria e tij, tradhtuan Shqipërinë, tradhtuan të ardhmen tonë. Këtë tashmë e di çdo shqiptar.
Kryeministri në ikje dhe qeveria e tij i braktisën edhe ata që na sollën në jetë dhe na kanë rritur.
Braktisën pensionistët. Sot që flasim, pensionistët shqiptarë janë të izoluar nga pandemia, janë në mungesë të ilaçeve, janë në mungesë të ushqimeve bazë, janë më të braktisur se kurrë këto 30 vite.
Njësoj i braktisi dhe njerëzit me aftësi të kufizuara.
Familjet që jetojnë në kufirin e mbijetesës dhe varfërisë.
Megjithatë mjaft folëm për të! Të keqes që ai mbolli po i vjen fundi.
Ai që e shkatërroi Shqipërinë nuk mund ta rimëkëmbë atë.
Ne mundemi dhe ne do ta bëjmë!
Kur ju prezantojmë planet për një Shqipëri më të mirë, duhet të dini fare mirë: kemi punuar për muaj, vite për këto plane. Kemi angazhuar shumë profesionistë të çdo fushe.
E kemi bërë këtë sepse duam që shqiptarët të mos dëgjojnë më premtime të tjera boshe.
Këto janë angazhime, ndaj jam sot përpara jush. Për t’i shpallur dhe për t’i garantuar këto angazhime.
Ne duam t’ju prezantojmë një plan pune që do ta zbatojmë, sepse është plotësisht i realizueshëm!
Nuk është një plan mrekullish, por është një plan stabilizimi, normalizimi dhe rimëkëmbjeje.
Një plan pune për të cilin na kanë ndihmuar specialistët dhe ekspertët më të mirë të fushës.
Një plan pune që do të zbatohet nga profesionistët menjëherë pas fitores së zgjedhjeve.
Një plan pune që do ta bëjë 25 prillin ditën ku Shqipëria fiton!
Me këto plane Shqipëria fiton ekonomi!
Me këto plane Shqipëria fiton shëndetësinë!
Fiton arsim!
Dhe sot do t’ju tregojmë se si Shqipëria fiton edhe mirëqenien sociale!
Siç ju thashë në fillim, Shqipëria nuk mund të fitojë, nëse ne nuk kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë për kujdesin tonë.
Dhimbjen e tyre nuk e dëgjojmë përherë, sepse shumicën e kohës njerëzit nuk e kanë mendjen aty, por unë angazhohem ndaj jush, ne angazhohemi ndaj jush, që njerëzit që kanë më shumë nevojë për ne, do të marrin atë që meritojnë. Është në interes të vendit tonë që të garantojmë që askush të mos përjashtohet, dhe askush të mos braktiset.
Me përulësi, por me besim të plotë për të ardhmen tonë, po ju prezantoj disa nga pikat tona kryesore për planin Shqipëria Fiton Mirëqenien Sociale:
Unë angazhohem për rritjen e pensioneve për 650 000 pensionistët shqiptarë, dy herë më shumë se norma e inflacionit dhe të paktën 5% në vit! Ne nuk do t’i braktisim kurrë pensionistët tanë, që i dhanë kaq shumë vendit tonë të mrekullueshëm dhe familjeve tona.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Angazhohem të dyfishojmë menjëherë asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Nën qeverisjen tonë, askush nuk do të braktiset, shpërfillet dhe nëpërkëmbet.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

12 Nëntor 2026, 13:03
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

12 Nëntor 2026, 13:02

Angazhohem që njerëzit me aftësi të kufizuara do të jenë pjesë reale e vendimmarrjes të qeverisjes tonë dhe jo thjesht përfitues pasivë apo viktima të indiferencës, përbuzjes apo korrupsionit qeveritar. Ata do të jenë pjesë e këshillimeve dhe vendimeve mbi hartimin dhe zbatimin e reformave sociale që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë.

Angazhohem për subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpi për 20 000 familje dhe çifte të reja. Për të ardhmen tonë, për ata që kemi detyrë t’ju sigurojmë kushtet më të mira dhe mundësinë për sukses në jetë. Po ua them fare qartë, ne do të paguajmë 100%të interesave bankare, për çdo kredi që një çift i ri apo një familje e re merr për të blerë një banesë. 5000 të tilla në vit gjatë katër viteve të para, 20 000 çifte dhe familje të reja do të përfitojnë subvencionimin 100% të interesave të kredive që do të marrin për banesën e tyre.

Çdo familje do të përfitojë për çdo të porsalindur një pagesë mujor prej 3 mijë lekësh të reja, për 5 vitet e para të jetës.

Miqtë e mi, Shqipëria mezi po e pret ndryshmin.

Këto janë zgjedhjet më jetike që ka pasur ndonjëherë ky vend.

Ju do ju duhet të zgjidhni mes së keqes që na ka zënë frymën apo vetë Shqipërisë.

Ju do ju duhet të zgjidhni mes dinjitetit tuaj apo atyre që varfërinë dhe braktisjen e përdorin në mënyrën më çnjerëzore për t’iu detyruar të shisni edhe votën tuaj.

Koha ka ardhur që ata të shkojnë atje ku e kanë vendin. Vota juaj është dinjiteti juaj, varfëria juaj është turpi i tyre dhe më 25 prill do të jetë ndëshkimi i tyre.

Ju duhet të zgjidhni Shqipërisë që humb ose Shqipërisë që fiton.

Me këtë plan Shqipëria fiton!
Së bashku do të largojmë këtë qeveri më të keqen e këtyre 30 viteve dhe do të hapim rrugën e ndryshimit që meriton gjithësecili prej jush.

Me këtë plan Shqipëria Fiton

Shqiptarët fitojnë dhe shqiptarët do të fitojnë!
.

Ju faleminderit!

Etiketat e lidhura

Lulzim Bashamireqenie socialeprogrami
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 1 minute

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 15 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 24 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.