Basha prezanton rezolutën: Dje u themelua organizata e parë antiamerikane në 30 vite
Në PD vijon mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku pritet të miratohet një rezolutë, që lidhet drejtpërdrejt me situatën aktuale në parti.
Rezoluta dënon lëvizjen e djeshme të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar dhe afirmon 18 dhjetorin, mbështet kryetarin aktual, kryesinë dhe grupin parlamentar.
“Me një vendim te paligjshëm, antistatutor, përçarës, Berisha pezulloi dhe këshillin kombëtar. Ju jam mirënjohës për përpjekjen tuaj dhe ata qe përfaqësoni, qe te mos prevalojne retorikat përçarëse. Kjo është rruga e vetme qe te shkojmë përpara”, tha Basha.