Basha pritet sërish me protesta në një takim në Tiranë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një tjetër takim pasditen e së martës. Këtë herë me një grup banorësh të njësisë numër 7 në Tiranë, ku është pritur sërish me protesta nga njerëzit e Berishës.

Edhe paraditen e sotme Lulzim Basha u përball me një protestë të ngjashme, teksa organizoi një takim me disa anëtare të Lëvizjes Demokratike të Gruas, në një lokal në kryeqytet.

Basha bashkëbisedonte me të pranishmet, kur jashtë lokalit pranë ambasadës italiane një grup tjetër me gra dhe të rinj protestuan duke mbajtur pankarta kundër Bashës në duar. Aty pranë mbërritën edhe forca të policisë, të cilët larguan protestueset nga rruga.

Të gjithë këto antimitingje organizohen nga pala kundërshtare e tij.

SHKARKO APP