Basha propozon “Ditën e Falenderimeve” për tiransit autoktonë

“Dua të ndaj me ju se do t’i propozoj Këshillit Bashkiak miratimin e Ditës së Falenderimeve për komunitetin autoktonas tiranas, për këta njerëz të dyerve më të mëdhenj edhe se vetë Porta e Lartë, për shkak të largpamësisë që treguan. Këta patriotë, me dhjetëra e qindra patriotë do të kenë shtëpinë e tyre, për vitet që do të vijnë.

Zoti e bekoftë Tiranën. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, ka thënë Basha. Edhe pse përkujtonte 1-2-vjetorin e pavarësisë së kryeqytetit, Basha nuk mund të rrinte pa folur për situatën aktuale.

“Qytetarë të Tiranës autoktonë dhe të ardhur ndër vite, është nder që të jem bashkë me ju sot ku 102 vjet më parë, patriotë tiranas ngritën flamutin kombëtar dhe shpallën pavarësinë. Ky akt patriotizmi ka mbajtur gjallë triumfin për të mirën për qytetin tonë. Ditët muajt që rodhën pas kësaj, ishin dramatike, për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Por duhej një kurajo e madhe, një shpresë e thellë si ajo e qytetarëve të Tiranës që të kurorëzonin me sukses aktin e ngritjes së flamurit kombëtar në Tiranë. Ndaj ne sot jo vetëm përulemi ndaj këtij akti të madh të baballarëve tanë, por zotohemi se sfidat e nesërme do t’i kapërcejmë me një devocion të madh.

Dhe duke bashkuar shpirtin e madh të Tiranës do të dimë të kalojmë çdo bllokim. Sot përballemi me një realitet që shqiptarët e përshkruajnë si të zymtë, por ju siguroj se frymëzimi që marrim nga kjo ngjarje, na jep forcë ti themi stop frikës, përballë varfërisë, padrejtësisë, dogma dhe demagogjia, që do të jetë flakadani i qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”, tha ai.

SHKARKO APP