Basha: Protesta e Berishës është kundër SHBA, ka një pikë kur boll është boll
Lulzim Basha doli në një konferencë për jashtëzakonshme për mediat, ku tha se protesta që do të mbajë nesër Sali Berisha, është kundër SHBA-së dhe jo PD-së. Po ashtu kryetari i PD-së, tha se ka një pikë kur boll është boll.
”Lëvizjet e Sali Berishës, që nga shtatori kur unë mora vendimin për pezullimin e tij, e sot e gjithë ditën, kanë shërbyer për të zhurmuar e devijuar fokusin e betejes sonë opozitare, rrjedhimisht duke i dhënë oksigjen qeverisë. Për hallin e tij që as e ka nga ne, as ia zgjidhim dot ne, Sali Berisha ka thirrur një protestë kundër Partisë Demokratike, në të vërtetë kundër SHBA.
Ka një pikë kur boll është boll. Unë dua tu drejtohem sot të gjithë demokratëve, e sidomos atyre që kanë dashur me sinqeritet thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike, të cilin Kryesia e PD-së e thirri në datë 18 dhjetor edhe në reflektim të kërkesave të tyre.
Pa dashur të përsëris çfarë kam thënë disa herë rreth përpjekjeve të mia për të gjetur bashkë me Sali Berishën zgjidhjen më të mirë për PD në radhë të parë, por në bindjen time edhe për atë vetë, përpjekje që rezultuan të pasuksesshme, e ndjej si detyrim politik e njerëzor tju them: Sali Berisha ju ka mashtruar kur në nisje të lëvizjes së tij e shndërroi Partinë Demokratike në bunker antiamerikan, pas shpalljes ”non-grata””.