Basha provo*kon deputetët e PD: Janë atje me firmën time!
Lulzim Basha po zhvillon takime në degën 12 në Tiranë në kuadër të Kuvendit Zgjedhor të degëve të partisë. Basha u ndal edhe tek kaosi i deputetëve në Kuvend ku foli me fjalë të ashpra, ndërsa e cilësoi shfaqje teatrale aksionin e tyre.
”Sot Edi Rama duhet të gozhdohej në parlament për implikimin që i bën dyshit të tij, beniaminit të tij të dashur që kërkohet nga SPAK-u.
U bë më shumë se 3 muaj që parlamenti është kthyer në teatër që luhet nga një grusht aktorësh, që kanë hallin e tyre dhe jo hallin e shqiptarëve.
Ky është turpi ynë. Nëse ka një njeri që duhet të jetë në krye të turpit i pari jam unë sepse janë atje më firmën time, të dalin dhe të shohin sa vota kanë marrë”,-tha Basha.