
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot drejtuesit e PD në 12 qarqet e vendi. Takimi është fokusuar në fushatën e 25 prillit dhe programin e Partisë Demokratike.
Pas takimit, në një fotot të publikuar në Facebook me gjithë drejtuesit e qarqeve, Basha shkruan: “Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. Me 25 prill Shqipëria Fiton!”.