Basha publikon foto nga takimi me demokratët në Kurbin: Do t’i japim fund tranzicionit dhe idhujve të rremë

Edhe pse në një ditë zie familjare, Lulzim Basha nuk e anuloi takimin me demokratët në qarkun e Lezhës, madje ata në Kurbin e pritën si kurrë më parë. Teksa ka ndarë foto nga aktiviteti, kryetari demokrat shkruan se së bashku ata do t’i japim fund tranzicionit dhe idhujve të rremë. ”Në emër të vlerave mbi të cilat familja jonë politike është ngritur dhe qëndron, me busullën që na drejton përherë nga perëndimi, ne jemi gati të bëjmë çdo sakrificë për Shqipërinë dhe shqiptarët, për të risjellë demokracinë dhe legjitimitetin në vend”,-shkruan në facebook Basha.

Postimi i plotë

Me shpirtin e tyre të madh, demokratët e qarkut të Lezhës kanë zgjedhur të ardhmen, të vetëdijshëm se Partia Demokratike është shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim.

Dhe në emër të vlerave mbi të cilat familja jonë politike është ngritur dhe qëndron, me busullën që na drejton përherë nga perëndimi, ne jemi gati të bëjmë çdo sakrificë për Shqipërinë dhe shqiptarët, për të risjellë demokracinë dhe legjitimitetin në vend.

Vendosmëria jonë është e madhe, aleancat tona janë më forta se kurrë dhe të gjithë bashkë do t’i japim fund tranzicionit dhe idhujve të tij të rremë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

SHKARKO APP