Basha publikon raportin e UNDP: Në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes!
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar raportin e nxjerrë nga UNDP për Indeksin e Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë. Sipas tij ky raport për Shqipërinë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes
Reagimi i Bashës:
Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index ) në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes.
Grafiku shumëvjeçar i këtij raporti të përvitshëm të nxjerrë prej Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) demonstron qartë se gjatë viteve të qeverisjes së dështuar të Ramës, Shqipëria është në amulli apo “në vend-numëro”. Mjaft më. Është koha për ndryshim.
KOHA JONË SONDAZH

