Basha publikon raportin që e rendit Shqipërinë ndër vendet e fundit në Evropë për të bërë biznes: Qeveria “Rama” ka dështuar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke iu referuar raportit të fundit të EuCham që e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit në Evropë për të bërë biznes, thekson se ky është një tjetër konfirmim se qeveria Rama ka dështuar.

Në një shënim ne Twitter, Basha, shkruan se me Ramën Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon, më pak tërheqëse për investime.

Kryetari Basha publikon në Twitter raportin e EuCham

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti i fundit i EuCham që e rendit Shqiperine ndër tre vendet e fundit në Evrope për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak tërheqëse për investime.

Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta,mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune.

Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?