Basha: Qeveria ka lënë në baltë rininë, ne do dhurojmë më shumë shpresë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e tij përpara shumë të rinjve, deklaroi se ai dhe PD kanë nisur një betejë, atë të ndryshimit të situatës për rininë, e cila fatkeqësisht sot është në një gjendje të keqe.
Basha u shpreh se qeveria ka lënë në baltë rininë, ndërsa shtoi se premton se do të kthejë shpresën tek rinia.
“Ne kemi nisur një betejë, të cilën do ta fitojmë, për rininë dhe për çdo shqiptar. Sot foli Tilman Kuban, një politikan që është anëtar i kristian-demokratëve gjermanë. Qeveria nuk ka lënë askënd më shumë në baltë se rininë. Kjo qeveri dështimin më të madh e ka me rininë, e cila po rritet në një vend pa perspektivë, me rroga minimale dhe kosto maksimale, në një vend me klimë të shkatërruar për bizneset.
Ky ka mbetur një vend, ku rinia mendon si të ikë, por kjo nuk duhet të ndodhë. Nuk duhet të ndodhë, sepse ky vend e ka potencialin për një të ardhme më të mirë. Kjo qeveri ka vendosur interesa të ngushta personale, duke tradhtuar interesin e qytetarëve shqiptarë. Ne kemi treguar se kemi këtë vizion e pasion për gjithë vendin e sidomos për rininë. Ne do të bëjmë realitet çdo zotim dhe zotimi ynë kryesor është të kthejmë shpresën, sidomos të rinisë. Ne do të krijojmë një klimë të mirë për biznesin. Shqipërinë me rininë që rri këtu ne do ta bëjmë realitet, vendin ku gjithë-secili të ndihet në shtëpinë e tij”, tha Basha.
Kryedemokrati në nisjen e turit kombëtar për rininë u shpreh se Shqipëria ka potencial për të krijuar punësim dhe mirëqenie.
“Ky takim shënon edhe nisjen e turit tim kombëtar për rininë. Jam i nderuar për praninë e miqtë tanë nga Gjermania, kryetarit të forumit rinor të partisë tonë simotër, të partisë më të madhe politike në Europë, fuqisë më të madhe politike të PPE-ve, partisë së Kancelares Merkel, Kristian Demokratëve gjermanë, Tlman Kuban dhe delegacionin që e shoqëron, me deputetët dhe dy kryetarët e bashkive, të gjithë të Junge Union. Kemi edhe kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së, partisë tonë simotër. Përvoja e Kosovës është një përvojë pozitive. Jemi i njëjti komb në dy shtete të ndryshme, ku në njërin prej këtyre shteteve që është dhe më i riu, brënda një kohe fare të shkurtër vendoset të shkohet në zgjedhje të parakohëshme.
Organizohen këto zgjedhje të parakohëshme në mënyrën më europiane, ka një rotacion normal politik të pushtetit. Kjo tregon se ne shqiptarëve nuk na mungon asgjë. Nuk është faji i shqiptarëve, është kusuri i shqiptarëve, është kusuri i një qeverie që nuk ka lënë askënd më shumë në baltë sesa ju, rininë e këtij vendi. Në tërë dështimet e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri, dështimi më i madh është dështimi me rininë, e cila po rritet në një vend pa mundësi, pa punësim, pa prespektivë, me rroga të ulëta minimale, me kosto maksimale të jetës dhe të arsimimit, në një vend me klimë të shkatërruar në një vend me klimë të shkatërruar për ekonominë, për biznesin. Në një vend ku, për fat të keq, fjala e parë dhe kërkesa e parë e shumicës së rinisë, është të largohen nga vendi i tyre. Nuk ka pse të jetë kështu dhe nuk do të jetë kështu për shumë gjatë. Sepse ky vend e ka të gjithë potencialin për të krijuar mjaftueshëm, mirëqënie, punësim, mundësi për gjithë shqiptarët, në veçanti për rininë”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha.