Basha: Qeveria po shkel të drejtat e qytetarëve
Një një konference për mediat të dielën në mbremje, Basha u shpreh se, kryeministri Rama po hakmerret ndaj qytetarëve që kanë denoncuar korrupsionin. Sipas Bashës qeveria po shkatërron pronat e qytetarëve të ndershëm.
“Denoncojmë shkeljet e të drejtave të njeriut. dyshja Rama –Meta po dhunojnë standardet e shtetit. Rama po hakmerret ndaj qytetarëve që e denoncuan korrupsionin dhe po shkatërron pronat e qytetarëve të ndershëm. mbi 2 milionë shqiptarë po rrënohen përditë.” tha kreui opozitës Basha.
Më tej ai theksoi se Partia Demokratike do vazhdojë të denoncojë pseudozyrtarët që shkelin ligjin dhe shkatërrojnë pronat e qytetarëve. “Kam një premtim solem; të gjithë ata sekserë që guxojnë të shkelin ligjin do vazhojmë ti denoncojmë brenda dhe jashtë vendit. Nëse ja kanë dalë ti shpëtojmë përgjegjësisë deri më sot me ndihmën e kësaj qeverie nuk do i shpëtojnë përgjegjësisë.
Të gjithë at që kanë shkelur dhe po shkelin ligjin nuk do amnistohen kurrë dhe do mbajnë përgjegjësi të plotë. PD nuk do lejojë askënd të dhunojë jetën, lirinë dhe pronën e shqiptarëve. Shteti demokratik forcohet duke dënuar pa kompromis shkelësit e ligjit. Ju bëj thirrje pseudozyrtarëve të mos guxojnë të prekin më jetën dinjitetin dhe pronën e qytetarëve shqiptarë. I bëj thirrje prokurorisë dhe gjykatave të vendit ti përmbahen rigorozishit kushtetutës dhe ligjit”- u shpreh Basha.