Basha: Qeveria teknike, kusht i patejkalueshëm për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi të martën se “një qeveri teknike do të ishte një garanci për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

Duke e konsideruar reformën zgjedhore si betejën e radhës për opozitën, pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi, Basha deklaroi se janë të vendosur dhe nuk do të lejojnë me asnjë çmim prishjen e procesit të ardhshëm zgjedhor.

“Qeveria teknike është kusht i patejkalueshëm për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Basha, ndërsa kërkoi kontributin e të gjitha palëve në këtë proces. (vijon)

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?