Basha: Qytetarët kanë të drejtë të bëjnë çdo gjë për të mbrojtur shtëpitë e tyre
Për të dytën herë radhazi brenda pak ditësh, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me banorët e zonës së ‘Astirit’, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i ‘Unazës së Re’.
Kreu i PD deklaroi pas takimit me banorët se “e vetmja gjë e ligjshme që po ndodh këtu është protesta. Projekti i qeverisë është tërësisht i paligjshëm”. Kreu i PD-së tha se “projekti nuk është kërkuar nga Bashkia, por është paraqitur nga një kompani private”.
Më tej, kryedemokrati tha se ajo që është shkelje më e rëndë ka të bëjë më faktin se projekti nuk është miratuar nga Këshilli Bashkiak. Basha deklaroi se PD do të jetë në krah të qytetarëve dhe ashtu si me Teatrin Kombëtar nuk do të lejojë që të shemben ndërtesat.
“Ashtu si Teatri Kombëtar është vija e kuqe, edhe këtu është vijë e kuqe për PD. Qytetarëve u lind e drejta të mbrojnë me çdo çmim pronën e tyre dhe Partia Demokratike do të jetë në krah të tyre. Rezistenca për të mbrojtur banesat e këtyre qytetarëve është njësoj si të mbrosh shtëpinë tende”,- deklaroi kreu i PD.
Kujtojmë se prej ditësh banorët protestojnë dhe në shenjë kundërshtie ndaj vendimit të qeverisë kanë bllokuar edhe rrugën. Ata kërkojnë që të dëmshpërblehen 100%, ndërsa shprehen të bindur se kësaj çështje do t’i shkojnë deri në fund.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/276883013168942/?notif_id=1542052820970982¬if_t=live_video_explicit
Lajme të tjera për këtë argument: