Basha: Rama do iki me votë ose me çdo skenar tjetër (VIDEO)

Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi sot se qeveria “Rama” do të largohet nga pushteti më 25 prill me çdo kusht. Në konferencën për gazetarët, Berisha tha se opozita po bën të pamundurën që ky largim të jetë me sa më pak kosto për shqiptarët.

Kreu i PD tha se 90 % e shqiptarëve duan largimin e Edi Ramës dhe e vetmja gjë që ka në dorë kryeministri është që të lejojë që ndryshimi të bëhet me votë

“Nuk ka formulë ta ndalë ndryshimin. 90% e shqiptarëve duan ndryshimin dhe do bëjmë gjithçka që ky ndryshim të vijë me kosto sa më të ulët për shqiptarët. Rama nuk do ketë më mundësi të tallet me shqiptarët pas 25 prillit. Për shqiptarët kjo është e vendosur Hakun do ta marrë, mirë do të ishte ta marrë me votë. Por sido që të jetë në 25 prill shqiptarët do të çlirohen nga Rama, nga ky makth. Në 25 prill do të nisë një ndryshim i vërtetë për gjithë njerëzit. Sesi qysh tek është në dorën tonë, në dorën e atyre që duan ndryshimin që janë një shumicë absolute përtej partive politike. Por që është i pashmangshëm për këtë të jesh i sigurt. E vetmja gjë që ka në dorë Rama është që të lejojë që ndryshimi të bëhet me votë. Por hakun do ta marrë. Si me votë si me çdo skenar tjetër që do ti detyrojë shqiptarët,  largimi i tij në 25 prill është i vulosur nga shqiptarët”,- u shpreh Basha.

#LulzimBasha #LIVE - Bashkëbisedim me gazetarët

SHKARKO APP