Basha: Rama e ka jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese
Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se rasti i përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, tregon qartë se kush nuk e do reformën në drejtësi.
“Rasti i përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, tregon qartë se kush nuk e do reformën në drejtësi. Edi Rama e kishte jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese sepse kjo gjykatë ka për të vendosur për disa çështje jetike siç është 30 qershori. Për interesat e tij personale, po merr peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. SPAK dhe BKH janë jetike dhe duhet të vihen sa në shpejt në funksion.
Ka një rrugëtalje nga ky batak Surreli, kthimi në ligjshmëri duke nisur me rikthimin e zgjedhjeve të pandiluara nga krimi. Zgjidhja është rruga që po merr fqinji ynë Maqedonia e veriut drejt zgjedhjeve të parakohëshme.”, u shpreh Basha.