Basha: Rama e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët janë lodhur prej tij, këtë do e mësojë kur ta largojmë më 25 prill

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas ironisë së këtij të fundit që i cilësoi aleatët e demokratëve ‘memexhinj’.

Basha thotë se kur Rama qesh, Shqipëria qan, por kryeministri e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarë janë lodhur prej tij.

Lideri i opozitës e garanton se lodhjen e shqiptarëve do e mësojmë më 25 prill kur ta laargojnë dhe të qeveria e re të sjellë një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Duket se ai e ka të vështirë të kuptojë që shqiptarët anembanë vendit janë lodhur prej tij. Këtë do ta mësojë mirë në 25 Prill kur ta largojmë dhe të sjellim një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare.

SHKARKO APP