Basha: Rama i dëgjoi shqiptarët në stadium, ndaj t’u hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme!
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka përforcuar thirrjen e mijëra tifozëve dje në stadium, drejtuar kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar publikisht sot që ta dëgjojë zërin e shqiptarëve dhe t’i hapë rrugën zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Nga takimi me fermerët e Lezhës, Basha tha:
“Të gjithë e dëgjuam jehonën e zërit të shqiptarëve dje në stadium. mesazh i qartë i shqiptarëve të shqiptarëve krenarë dhe të vendosur , që i thanë Edi Ramës largohu, çliroje vendin nga qeverisja jote e dështuar, nga korrupsioni. Hap rrugën.
Nuk është vetëm opozita, janë të gjithë shqiptarët që e kërkojnë këtë, ndaj bën mirë t’i vërë veshin zërit të shqiptarëve dhe të hapë rrugën për zgjedhjeve të lira e të ndershme, zgjedhje parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore sipas Kushtetutës, që janë zgjidhja e kësaj krize të rëndë që ka pllakosur”, u shpreh Basha.
Kryedemokrati tha se bujqësia prioritet në buxhetin e shtetit.
“Rama jep 120 milion euro për 10 oligarkë, për fermerët vetëm një të dhjetën. Qeveria e PD do ofrojë zgjidhje jo propagandë boshe mashtrimi. As në Japoni nuk ndërtohen 17 km rrugë me 300 milion euro, siç ndërton kjo qeveri në Milot-Balldre. Prandaj nuk ka para për fermerët dhe pagat më të ulta në rajon. Buxheti i shtetit pp të administrohet mirë ka mumdësi të mbështesë fermerët dhe jo të gjithë lekët të shkojnë për një grusht oligarkësh”, u shpreh Basha.