Basha: Rama ka dështuar në 7 vjet, do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me të dhënat e fundit të institutit më të lartë evropian të statistikave, “Eurostat”, i cili e rendit Shqipërinë në vendin e tretë për rritjen e çmimeve të shportës.

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Basha thotë se Edi Rama ka dështuar në 7 vjet. Nga ana tjetër, kryedemokrati premton se me ardhjen e Opozitës në pushtet, qeveria e re do të ulë çmimet e ushqimeve, duke luftuar monopolet dhe klientelizmin.

“Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë!

Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!

Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj”, shprehet kryedemokrati Lulzim Basha në reagimin e tij.

SHKARKO APP