Basha: Rama-Meta mbetën te vila e Mehmet Shehut

 

"Rama-Meta gjithë këto ditë kanë bërë ecejake sa nga zyrat e tyre, te vilat e Mehmet Shehut".

Kështu u shpreh sot kryedemokrati Lulzim Basha, duke shtuar se opozita nuk do të tërhiqet nga kërkesa e qytetarëve shqiptarë për të rrëzuar qeverinë e dyshes Rama-Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sikundër opozita, PD dhe Lulzim Basha nuk do të tërhiqet nga kërkesa e qytetarëve shqiptarë të bëhemi gati të rrëzojmë qeverinë e kusarëve Rama- Meta. Problemi është se ata nuk e kanë parë protestën sot se gjithë këto ditë kanë bërë ecejake sa nga zyrat e tyre të vilate Mehmet Shehut”, tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

73 mijë persona kanë humbur vendet e punës, tha gjithashtu Basha, ndërsa preokupimi i tyre është të ruajnë vendin e tyre të punës.

“Këto nuk i shohin, sepse ndërkohë që ndodhi këto, që 73 mijë kanë humbur vendin e punës në dy muaj, këta kanë një preokupim, të ruajnë vendin e tyre të punës, garnizonet e hajdutëve që i janë vërsulur pasurive publike. Ky është shqetësimi kryesor i Edi Ramës dhe Ilir Metës një qeveri që ka humbur çdo lidhje me realitetin. Kjo është arsyeja se pse vetëm në 2 muaj kemi 73 mijë të papunë, se vetëm në një vit kemi 100 mijë azilërkues, 200 mijë aplikime për llotarinë amerikane..Shkaktarët e kësaj gjendje kanë vetëm një preokupim si t’i mbyllin gojën qytetarëve, opozitës dhe mediave. Kësaj nuk kanë për t’ia arritur kurrë as kokoshi poturembushur dhe as partneri i tij”, përfundoi Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?