Basha: Rama një ditë do të shpallet ”non-grata” nga Amerika
Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha në ”Open”, se radha për shpalljen ”non grata” pas Sali Berishës, do ti vijë edhe brinjëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës. Për të kryeministri Edi Rama një ditë do të shpallet ”non-grata” nga Amerika.
“Do ti vijë dita edhe brinjëve të tjera të trekëndëshit të Bermudës, por vendimet e SHBA nuk i përcaktojmë ne. Unë nuk jam mashë e askujt dhe këtë e kam provuar me akte dhe jo me fjalë. Unë kam bindjen se në lojë janë interesat kombëtare.
Nuk ka gjë veç zotit të më ndalojë mua. Këtë e kam dhënë me prova. Këtu ishin interesat e demokratëve. Institucionet e kanë shpallur non grata, edhe Edi Ramë duhet të ishte shpallur dhe si do shpallet këtë nuk e di as unë as ti.
Ky trekëndësh i Bermudës mban njëri-tjetrin në këmbë për ti pirë gjakun shqiptarëve”.