Basha: Rama nuk heq dorë nga kapja politike

Pas Kryeministrit Rama, është kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që doli në një deklaratë për mediat ku foli për reformën në drejtësi, duke u shprehur se pranimi nga mazhoranca i rekomandimit 88 të opinionit final të Komisionit të Venecias është zgjidhja për moskapjen e drejtësisë.

Lulzim Basha u shpreh se zgjidhja vonon pasi Edi Rama nuk heq dorë nga kapja politike. “Zgjidhja është te rekomandimi i Venecias, Pse nuk e pranon?”, ngre pyetjen Basha.

Me zullumin që ka bërë Edi Rama nuk do të bënte asnjë orë gjumë pa kapur drejtësinë, u shpreh Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky që pikon krim dhe korrupsion kërkon të bëjë reformë në drejtësi me plan për kapje të saj. Nëse drejtësia do të ishte e pa kapur asnjë orë gjumë nuk do të bënte Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Damjani, ministra e zyrtarë të tjerë. Do ta humbisnin gjumin një herë e mirë”, u shpreh kreu i Partisë Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund, Basha përsëriti edhe një herë se pranimi i rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias është zgjidhja.

“Të ftoj të reflektosh. Ne jemi gati t’i japim Shqipërisë një drejtësisë të pa kapur. Mjafton që të pranosh rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias”, u shpreh Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?