Basha-Rama përplasen për Shullazin. 4 efektivët e njësisë GOS survejojnë kryetarin e PD
Pas denoncimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për kërcënim nga Emiljano Shullazi, kryeopozitari Lulzim Basha dhe deputetja Voltana Ademi janë marrë në mbrojtje. Prokuroria i ka dorëzuar kërkesën Komisionit të Vlerësimit në Ministrinë e Brendshme dhe ky komision ka marrë vendim për të mbrojtur kryedemokratin.
Vetë Basha nuk e preku këtë çështje në konferencë për shtyp, ku për herë të parë pranoi se është kërcënuar nga Emiljano Shullazi, duke drejtuar gishtin tek kundershtari politik, Edi Rama,si dirigjues i kërcënimit.
Qëllimi, sipas Bashës, është trembja e opozitës, për të dhënë të vertetën. Nuk iu desh shumë kohë kryeminsitrit Edi Rama, që t’i përgjgjej Lulzim Bashës, duke i cilësuar shpifje akuzat, dhe lehaqenë ata që i lëshojnë.
Deklarata e plote e Lulzim Bashes:
Jam sot këtu për një mesazh të shkurtër.
Dua t’i bëj të ditur Kryeministrit të vendit, se asnjë përpjekje e tij, asnjë kërcënim përmes krimit dhe banditëve të tij, nuk ka për të pasur sukses.
Eshtë e qartë, se Edi Rama me aleancën me krimin po mundohet të instalojë regjimin e heshtjes, të mbysë kritikën dhe kundërshtimin, të ndalë fjalën e lirë.
Por kjo nuk ka për të ndodhur.
Ky skenar i Ramës ka nisur herët, ka nisur që ditën e tij të parë në parlament, ku bashkë me betimin kërcënoi se s’kishim parë asgjë akoma. Madje, ai pikërisht për këtë u betua, për të sulmuar e goditur opozitën, fjalën e lirë.
Skenari i tij për mbytjen e kritikës, kundërshtimit dhe fjalës së lirë, vazhdoi me dhunimin fizik të përfaqësuesve të opozitës në Kuvend, përmes deputetëve të inkrimuar, të sjellë enkas prej tij në atë sallë, me këtë qëllim, goditjen e së vërtetës, goditjen e kundërshtimit, goditjen e fjalës së lirë.
Kjo dhunë u shoqërua sic e dini edhe me kërcënime me jetë për deputetin dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike.
Pak ditë më parë, Edi Rama ka hedhur hapin tjetër, duke frymëzuar një bandit si Emiliano Shullazi, i cili rrethohet gjithë ditën nga favore qeveritare, që të kërcënojë sërish opozitën, konkretisht mua si Kryetar i Partisë Demokratike.
Edi Rama nuk po kupton, se skema e tij është dështake, është skema e një furacaku të dëshpëruar, i cili pasi e ka zhytur vendin në krizë, e pasi ka themeluar një normë korrupsioni të përbindshme në çdo zyrë publike, kërkon që përmes inkriminimit dhe lidhjeve me krimin, të mbajë mbyllur fjalën e lirë, tenton të heshtë opozitën, e vetmja shpresë sot për ta nxjerrë vendin nga ky tunel i errët ku e ka futur Edi Rama.
Partia Demokratike nuk ka pasur asnjë ditë të sajën takim me frikën.
Dhe nuk do të ketë kurrë një takim të tillë.
Une i bëj sot me dije qytetatarëve të vendit, demokratëve dhe gjithë qytetarëve pavarësisht bindjeve politike, se ne do të jemi këtu çdo orë më të vendosur se kurrë për tu përballur me të keqen. Do të zhvillojmë betejën tonë me lidhjet kriminale dhe do të çojmë përpara dekriminalizimin e qeverisjes, politikës dhe sferës publike në tërësi.
Do të dështojë pra me turp çdo skenar i Edi Ramës dhe xhahilëve të tij.
Çdo ditë, Partia Demokratike, opozita dhe unë do të jemi në shërbim të interest më të lartë publik, në shërbim të së vërtetës.
Të vërteta të hidhura ka shumë për Edi Ramën. Të vërteta të hidhura po dalin ditë për ditë në dritë për qeverisjen e tij, por vendi s’ka për të mbetur peng i asnjë bande.
Ne shërbejmë Shqipërinë europiane dhe do ta bëjmë pareshtur, me përkushtim e devocion pa u ndalur asnjë ditë.
Reagon Kryeministri
“Kur shpif ndaj tjetrit, thua gjëra që i ke bërë apo je në gjendje t’i besh vetë!”, thote Emmanuel Kant-i. I cili me kujtohet sa herë i dëgjoj lehaqentë të shpifin ndaj meje.Shpifin duke na akuzuar, duke me akuzuar, për çfarë kanë bërë vetë! U duket se ne jemi njësoj si ata dhe tanimë që jemi në qeveri, bëjmë atë që bënin ata vetë; bashkëqeverisim me krimin; e përdorim policinë si urë lidhëse me krimin; përdorim kriminelët për të trembur opozitën”, shkruan Rama,
Shefi i qeverisë, thotë se nuk ka ndër mend të ngrejë padi penale ndaj rivalit politike, sikundër ka bërë me deputetët Ristani e Paloka, dhe sqaron arsyet
“Ndryshe nga ata dy prototipat e rrugaçërise politike që ka në krah, kryetari i sotëm PD është peng i trishtueshëm dhe i shumëfishtë që meriton vetëm keqardhje.
Ndërkohë, padyshim, mospaditja prej keqardhjes e Lulëzim Bashës, nuk do të përbëjë asnjë pengesë në zbardhjen e çështjes”, thotë Rama.
Kryeministri rikonfirmon largimin nga detyra në rast se akuzat në adresë të tij provohen, në të kundërt, kjo politike e shpifjes duhet ndëshkuar menyren me shembullore, përfundon kryeministri.
PD denoncon në Prokurori, Shullazi kërcënoi Bashën pasi u lirua
KOHA JONË SONDAZH

