Basha: Rama po mundohet të gjejë një vrimë ku të fusë kokën e të mos japë llogari para shqiptarëve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, u është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra sot në Kukës ku kërkoi mandatin e tretë, teksa tha se opozita nuk mund ta finalizojë procesin e rindërtimit. Basha tha se ai që për 8 vite nuk ndërtoi 1 km rrugë, nuk mund të krahasohet me punët që janë bërë në të shkuarën.

Sipas tij, Rama është e shkuara dhe se po mundohet të gjejë një vrimë ku të fusë kokën e të mos japë llogari para shqiptarëve.

Shqiptarët e kanë të qartë që njeriu për 8 vite nuk ndërtoi 1 km rrugë, nuk ka as moralin as cipën të krahasojë me punët që janë bërë në të shkuarën. Përpiqet të largojë vëmendjen nga ajo që do ndodhë më 25 prill. Rama është e shkuara, është vjedhja. Është njeriu që vazhdon të vjedhë. Nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse të gënjejë dhe të shpifë në prag të largimit.

E gjithë kjo sjellje e tij, ka vetëm një qëllim të mos japë përgjigje për pyetjet që shtrova në këtë konferencën për shtyp. I arratiset pyetjeve nga Kukësi e në Bejrut. po mundohet të gjejë një vrimë ku të fusë kokën e të mos japë llogari para shqiptarëve që i ka lënë në mëshirë të fatit. Më 25 prill kjo do marrë fund. Do hetohet dhe korrupsioni me rindërtimin. Nëse nuk do kishin pasur fokus vjedhjen, shumica e dëmeve do ishin riparuar. Nëse ka një shpresë që rindërtimi të bëhet siç duhet është largimi i Ramës më 25 prill. Hajdutët e rindërtimit të vihen para drejtësisë. Do i ndjekim hap pas hapi”, deklaroi Basha.

SHKARKO APP