Basha: Rama po tallet me pensionistët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur tallje me qytetarët vendimin e qeverisë për indeksimin e pensioneve.

“Një tallje me 635 mijë pensionistë, sepse sipas llogarisë për ata në zonat urbane, Edi Rama ka shtuar diku 2300 lekë të vjetra në muaj, ndërsa për ata në fshat 1300 lekë në muaj. Pra një buke e 100 gram djathe në muaj, është bujaria e Edi Ramës, ndërkohe që çmimet sipas INSTAT-it qeveritar janë rritur me 4.8 përqind për arsimin me 16.3 përqind për frutat dhe 7.1 përqind për zarzavatet”, thotë Basha.

“Ky indeksim është një turp i qeverisë në ikje, një mase e pritur me përbuzje. Çfarë të paguajnë më parë pensionistët me këtë rritje? Çmimin e rritur të energjisë elektrike, të urbanit, apo të barnave skarco të Beqës? Asnjë vendim i tillë qesharak nuk e shpëton Edi Ramën nga pensioni i afërt politik”, shton më tej kreu i PD-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë, Basha tha se “të dhënat më të fundit zyrtare për 6 mujorin e parë të këtij viti tregojnë se ekonomia është zhytur edhe më shumë në krizë, konsumi ka rënë dhe prodhimi në vend ka rënë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e kreut të PD:

Edi Rama po fryn me pompe vendimin per indeksimin me 1.6 perqind te pensioneve, qe ne te vertete eshte nje tallje e rende. Nje tallje me 635 000 pensionistë, sepse sipas llogarise per ata ne zonat urbane, Edi Rama ka shtuar diku 2300 leke te vjetra ne muaj, ndersa per ata ne fshat 1300 leke ne muaj. Pra nje buke e 100 gram djathe ne muaj eshte bujaria e Edi Rames nderkohe qe cmimet sipas INSTAT-it qeveritar janë rritur me 4.8% për arsimin me 16.3% për frutat dhe 7.1% për zarzavatet. Ky indeksim eshte nje turp i qeverise në ikje, nje mase e pritur me perbuzje. Cfarë të paguajnë më parë pensionistët me këtë rritje? Cmimin e rritur të energjisë elektrike, të urbanit, apo të barnave skarco te Beqes? Asnje vendim i tille qesharak nuk e shpeton Edi Ramen nga pensioni i afert politik.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?