Basha: Rama qeveris me 19 deputetë kriminela

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, akuzon kryeministrin Rama si promovuesin më të madh të krimit në institucionet publike, në të gjithë historinë e shtetit shqiptar. Sipas tij , 19 nga 83 deputetët e mazhorancës vijnë nga një background kriminal.

“Me përgjegjësi politike dhe morale para vendit, akuzoj sot Kryeministrin e vendit si promovuesin më të madh të krimit në institucionet publike, në historinë e shtetit shqiptar. Jam i vetëdijshëm për peshën e akuzës, por ne nuk mundet të fshehim të vërtetën, duam të jemi të ndershëm me popullin tonë. Shqipëria jonë është e vlerës, e të vërtetës dhe e ndershmërisë.

Opinioni publik i njeh fare mirë provat që kërkon i akuzuari. 19 nga 83 deputetët e mazhorancës vijnë nga një background kriminal. Në historinë e parlamentarizmit botëror nuk mund të gjesh një rast të vetëm kur një lider shumice a pakice, të ketë futur afro 25% të listës së deputetëve më të dhëna kriminale. Kjo mazhorancë mbahet me votat e krimit. Kjo është vetëm fasada e lidhjeve organike rilindje-krim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Detyra jonë është ta çlirojmë qeverisjen, politikën dhe shërbimet publike të shqiptarëve nga krimi. Asocimi me krimin është bëre me vullnet të plotë nga i akuzuari dhe ka një kosto të lartë për moralin, trashëgiminë, vlerat, interesat dhe sigurinë kombëtare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

E ndërsa Rama pretendon të kundërtën në varësi të dëshmive të penalitetit që disponon për secilin prej tyre, Basha thotë se Kryeministri po gënjen shqiptarët.

“Nuk i njihja për kriminelë – thotë Kryeministri – se më sollën dëshminë e penalitetit. A mundet që institucionet më të informuara të vendit siç janë partitë politike dhe liderët e tyre, t’i përzgjedhin deputetët në mënyrë kaq sipërfaqësore!

Kështu e drejton ky njeri edhe qeverinë, kështu e drejton edhe sigurinë e vendit? Si mund t’i gënjesh shqiptarët në këtë mënyrë dhe mos të të zvarget boja?!Nëse vërtet ndjehet i penduar nga deputetet me rekorde kriminale,trafikantet e prostitucionit dhe drogës, pse nuk i terheq mbështjetjen politike dhe nuk i perjashton nga grupi i tij parlamentar?

Ky është nje krim kundër vendit. Një politikan me integritet nuk ia bën këtë padrejtësi qytetarëve dhe vendit të tij. Ky rekord i të keqes na nxin faqen sot dhe nesër. Për këtë nje lider nuk do rrinte asnjë orë me shumë në hapësirën publike”.

Lidhur me sfidën që Rama i bëri selisë blu, pas akuzave nga kjo e fundit i adresoi për mbështetje të bandës së Emiljano Shullazit, kryeopozitari e cilëson një bllof dhe presion mafioz.

“Bllofin me dorëheqjen nuk ta pranon kush. Dorëheqja është akt nderi dhe vlerash. Por ky nuk është rasti për pritshmëri te tilla. Një politikan me vlera nuk do krijonte një varësi të tillë bashkëpunimi me krimin.Presioni me padi penale ndaj opozites është strategji e mafias, është presion për të heshtur.

Krimi dhe miqte e tij në politike nuk e frikësojnë këtë popull. Do na kenë përballë deri sa të shpetojmë vendin prej tij. Ne jemi të vendosur në luftën tonë për të pastruar politikën dhe shtetin nga krimi, të vendosur të çlirojmë shtetin dhe shoqërinë nga miqte e krimit në politikë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?