Basha: Rama, shef i hajdutëvë kërkon një fund si të diktaturës

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për dy zhvillime të ditës së sotme. Së pari për ndryshimin e masës së sigurisë së deputetit Armando Prenga nga Gjykata e Lartë dhe së dyti për kërcënimin e qeverisë me shkarkim të presidentit Nishani, lidhur me çështjen e dekreteve të ministrave. Më poshtë deklarata e plotë e Bashës.

Sa më të mëdha dështimet e korrupsioni, sa më thellë shkon varfëria e papunësia, aq më shumë çirret propaganda e atij që i ka kthyer me kohë kurrizin qytetarëve dhe realitetit, e qëndron mbyllur në salla duartrokitjesh të mbushura me nëpunes që kërcënohen nëse nuk brohorasin udhëheqësin.
Përpara se të ndosë perseri ambjentin me suksese që ekzistojne vetem ne fantazine e tij te semure, shefi i hajdutëve të koncesioneve e tenderave, kreu sot dy akte të rënda.
Më së pari nxorri krejt të lirë deputetin gangster Armando Prenga që me dorën e tij shkaktoi gjakderdhje brenda ne komisariat, dhe pak më vonë kërcënoi me shkarkim nga detyra Presidentin e Republikës.
Mercenari Prenga, nën akuzë për plagosje e armëmbajtje pa leje, i lirë, Presidenti i vendit nën paralajmërim, sepse ka vonuar dekretimin e zgrapësit Ahmetaj, çarter-kleptokrati që duhet sa më shpejt të nisë punën për koncesionin e TVSH për Olsin.
Këto janë standardet e këtij kryeministri që po kërkon me forcë një fund si të 20 shkurtit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?