Basha: Rama ta shkarkojë urgjentisht Dakon. Perdori pushtetin për të liruar Lulzim Berishën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një takim urgjent me drejtues të degës së PD në Durrës dhe këshilltarët e djathtë në Bashki lidhur me lirimin me kusht të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

basha-ne-durres

Takimi i zhvilluar në selinë e PD në qytetin bregdetar, vjen një ditë pas publikimit të investigimit të BIRN, që tregon se Lulzim Berisha u lirua nga burgu me ndërhyrjen e Bashkisë së Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas këtij vendimi, vetë kryebashkiaku Vangjush Dako kishte dërguar një letër garanci për punësim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas ketij takimi, ne nje dalje te posacme per mediat, kryedemokrati kerkon nga Rama shkarkimin e menjehershem te kryebashkiakut te Durresit, Vangjush Dako, i cili sipas Bashes perdori pushtetin e tij per te liruar Lulzim Berishen.

Kryedemokrati i bëri thirrje edhe kryeprokurorit që të nisë hetimet ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit.

“Lirohet nga burgu një kriminel që ka vrarë dhe terrorizuar qytetarët e Durrësit.

Dako ka zgjedhur me vetëdije të bëhet njësh me krimin, dhe kundër qytetarëve.

Këshilltarët demokratë në Bashkinë e Durrësit, kanë vendosur t’i kërkojnë kryeministrit Rama shkarkimin e menjëhershëm të Dakos në përputhje me ligjin.

Po kështu i kërkojmë kryeprokurorit të nisë hetimet Dakon.

Shoqëritë ku politikën e dominon krimi, janë shoqëritë ku nuk ofrohet zgjidhje, dhe qytetarët i drejtohen emigracionit”, tha Basha.

Vendimi për lirimin e Lul Berishës solli reagime të ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili tha se lirimi Berishës ishte i papranueshëm dhe duhet të na indinjojë. Kambanë alarmi e cilësoi nga ana tjetër edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Partia Demokratike thotë se pas lirimit të ish-kreut të bandës së Durrësit qëndron kryeministri Edi Rama.

Kreu i Departamentit të Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë të pak ditëve më parë  tha se lirimi i Lul Berishës është një hapësirë që merr krimi më shumë në kurriz të ligjit.

Sipas tij, banda e Durrësit ka qenë në krah të PS-së dhe Ramës në zgjedhjet e kaluara, duke kërcënuar qytetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?