Basha: Rama u faturon vjedhjen në dogana nëndrejtorëve

 

Largimi i qeverisë ka nisur tha kreu i PD-së, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit. “Ora po afron që shqiptarët të marrin në dorë fatet e tyre”, deklaroi ai.

Buxhetit të shtetit i mungojnë 326 milionë dollarë, për të cilat kreu i PD-së tha se duhet hetim i thellë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edi Rama kërkoi që vjedhjen në dogana t’ia faturonte disa drejtorëve. Gjatë këtij viti, buxhetit të shtetit i mungojnë 326 milionë dollarë. Edi Rama dhe ministrat e tij janë sot 326 mln dollarë më të pasur. Vetëm nga cigarja, humbja është 50 milionë dollarë nga kontrabanda”,- është shprehur lideri i PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha tha më tej se situata në dogana shëndoshet vetëm me largimin e Edi Ramës, të cilin e konsideroi si “drejtori i përgjithshëm i doganave”.

Kreu i PD-së tha se opozita do të votojë kundër paketës për biznesin. “Reformat rregullatore të nevojshme, por të bëhen në bashkëpunim me sipërmarrjen”,- tha Basha, ndërsa kërkoi gjithashtu dhe miratimin me urgjencë të ligjit për dekrimanilizimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?