Basha: Rama vjedhjen e quan punë, po nuk vodhe e quan gjumë
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me fermerët në Divjakë. Kreu i PD-së deklaroi se largimi i qeverisë është i domosdoshëm.
Ai premtoi se vendimet e parë që do merren pas largimit të Rilindjes do të jenë anulimi i koncesioneve dhe PPP.
Basha pati dhe një përgjigje për akuzat që bëhen nga qeveria ndaj PD. “Oligarkët sot mendojnë si të pengojnë të tjerët që të punojnë, jo vetëm të vjedhin. Unë këtë ju garantoj se secili në këtë vend do të ketë mundësinë të punojë e të ndërtojë të ardhmen këtu. Këta punë quajnë vjedhjen. Po nuk vodhe këta e quajnë gjumë”,- tha Basha.