Basha-Ramës: Dëgjo zërin e qytetarëve

Në një konferencë për mediat nga selia e PD-së, Basha i kërkoi Kryeministrit që të kuptojë situatën eksplozive të vendit dhe të reagojë me përgjegjshmëri, në të kundërt ose duhet të largohet ose do rrëzohet. “Protesta konfirmoi hendekun e thellë mes një Shqipërie me halle të shumta dhe qeverisë. Edi Rama nuk doli nga bunkeri, nuk dëgjoi zërin e qytetarëve.

 I kërkoj kryeministrit të kuptojë situatën eksplozive të vendit dhe të reagojë me përgjegjshmëri, të dëgjojë zërin e qytetarëve.  Në emër të shumicës së shqiptarëve që luftojnë për mbijetesë i kërkoj Kryeministrit të ndalë rritjen e çmimit të energjisë elektrike, të rishqyrtojë paketën fiskale të 2015, të heqë dorë nga rritja e cdo takse apo akcize, të ulë në nivelin 10 % taksimin maksimal, të mbajë premtimin për legalizim falas, të kthejë në detyrë policinë e shtetit, të ulë shpenzimet maramendëse qeveritare, të garantojë vijimin e studimeve për cdo student që u godit nga pseudoreforma, të heqë tvsh për energjinë për shtresat në nevojë”, theksoi Basha.

Ndërsa e cilësoi Kreun e Qeverisë si barrën më të padurueshme për qytetarët e këtij vendi, kryetari i PD-së theksoi se protesta e 22 Nëntorit ishte protesta e hallit të përbashkët. “Në bulevard doli Shqipëria e harruar, Shqipëria e mjeruar, Shqipëria e dhunuar nga Qeveria Rama-Meta. Në protestë ishte Shqipëria kundër rritjes së çmimeve dhe taksave të reja, ishte Shqipëria kundër varfërisë, por ishte edhe Shqipëria e shpresës dhe e të ardhshmes”, theksoi Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke falenderuar çdo pjesëmarrës në këtë protest, breu demokrat tha se ajo tregoi vlerat dhe kulturën demokratike, vlera më të mira perëndimore. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?